Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Krerët institucionalë në takim me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për Vetingun

me 27 Maj 2022 ora 18:39

U Kopjua

Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë takuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Zyra për media e Presidencës, përmes një komunikate, njofton se në takim është diskutuar për procesin e vettingut.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani -Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit. Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë. Liderët instititucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se krerët insitucionalë të Kosoës kanë përsëritur se janë të përkushtuar që procesi i Vettingut të zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane.

“Gjithashtu, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias”, thuhet tutje.