Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Krijohet droni i parë “Made in Albania”, çfarë funksionesh ka

09:34 / 28 Qershor 2022

U Kopjua

Krijohet droni i parë shqiptar. Autor është Arbi Bamllari, së bashku me ekipin e Skaitech. Droni ka një sërë funksionesh si inteligjencë artificiale, 4G dhe 5G, distancë fluturimi prej 3 km si dhe autonomi fluturimi. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Arbi tha se ishin frymëzuar nga një kompani amerikane.

“Kemi krijuar një prototip të dytë, më i lehtë për qëllime testimi për stabilitetin dhe autonominë e tij. Prototipi i parë qëndron deri në 30 minuta në ajër, ka një distancë fluturimi deri në 10 km, por ka dhe 4G dhe 5G. Nga 2.5 duam ta çojmë në 1.5 kg si peshë dhe distancën ta rrisim deri në 25 km.”, tha ai.

Ai tha se kompania Skaitech synon që dronin e parë shqiptar ta bëjë të konkurrueshëm edhe në tregun ndërkombëtar duke dëshmuar kështu kapacitetet e Shqipërisë në teknologji dhe inovacion.