In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kryebashkiaku i Vlorës takon në Prishtinë akademikun Qosja: Festën e Pavarësisë do ta gëzojmë në Vlorë

me 5 Tetor 2020 ora 20:18

U Kopjua

Tiranë, 5 tetor – Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi në Prishtinë një takim me akademikun Rexhep Qosja.

“Nuk ndodh përditë të ndash kohën me një njeri të rrallë si Profesor Rexhep Qosja, historiani i letërsisë shqipe dhe krijuesi i disa prej nocioneve e terminologjive themelore të saj. Standardolog i gjuhës shqipe, kulturolog dhe personaliteti më me ndikim në historinë e re shqiptare, Qosja, ishte për mua, takimi më mbresëlënës, jo vetëm në Kosovë”, – theksoi Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “gjatë vizitës time, veç kënaqësisë së bisedës, mora edhe premtimin se këtë nëntor, Festën e Pavarësisë, nëse Covid-19 nuk do të na pengojë, do ta gëzojmë së bashku në Vlorë”/ATSH.