In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kryeministri godet Haradinajn: S’ka nevojë për defilime në Karaçevë, kufijtë e Kosovës të sigurt

me 8 Gusht 2020 ora 18:58

U Kopjua

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se s’ka nevojë për defilime në Karaçevë dhe as për deklarata pompoze pa e ditur se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi. 

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në FB. 

Hoti ka thënë se Shefi i KFORI’it ia ka sqaruar Ministrit të Brendshëm gjithë ngjarjen. 

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra”, ka shtuar ai. 

Ai ka thënë se kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

“Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in. Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”, ka thënë Kryeministri. https://www.facebook.com/plugins/post.php?

href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Favdullah.hoti%2Fposts%2F3525884297472899&width=500https://www.facebook.com/plugins/post.php?

href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2F1973657982758606&width=500