In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kryeministri Hoti njofton për shpalljen e konkurseve për anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike

me 7 Gusht 2020 ora 15:34

U Kopjua

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria që ai e drejton ka shpallur konkursin për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike


Ai ka njoftuar se ka marrë vendim të që mos ketë vazhdim automatik të mandatit të asnjë zyrtari të lartë në asnjë institucion dhe me përfundimin e mandatit do të hapet konkursi për ato pozita, shkruan Kosova.LIVE

Hoti ka thënë se kjo po bëhet për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, garë të hapur dhe transparencë.

Ai ka njoftuar se konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht 2020.

Postimi i plotë:

Jemi të vendosur të sigurojmë profesionalizëm në pozita të larta të institucioneve publike dhe bordeve të ndërmarrjeve publike, nëpërmjet (I) ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë, (II) garës së hapur dhe (III) transparencës në përzgjedhje.

Në funksion të kësaj, ju informoj se:

1. Pasi ligji i ri për zyrtarët publikë ka hyrë në fuqi, kam vendosur që të mos ketë vazhdim automatik të mandatit të asnjë zyrtari të lartë në asnjë institucion. Me mbarimin e mandatit të zyrtarëve në pozita të larta publike, do të hapet konkursi sipas ligjit për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, garë të hapur dhe transparencë. Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjedhen më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

2. Konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht 2020. Ftoj të gjithë të interesuarit të konkurrojnë. Do të sigurohet transparencë e plotë në përzgjedhje, ndërsa procesi do të mbikëqyret nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Ftoj edhe organizatat e shoqërisë civile ta mbikëqyrin nga afër këtë proces.