In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kryeministri Hoti paralajmëron se në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

me 9 Korrik 2020 ora 13:51

U Kopjua

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur sot në Kuvend për mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme pas shtimit të rasteve me coronavirus.


Hoti në Kuvend ka thënë se nuk do të hezitojë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse këtë e vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Jam marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në qeverinë e kaluar për këtë kemi kërkuar gjendje të jashtëzakonshme si partner në qeveri. Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe nuk do të hezitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK”, tha Hoti, shkruan Kosova.LIVE

Ndryshe, Kryeministri Hoti tha se e kanë nën kontroll situatën me pandeminë dhe se shifrat e të infektuarve janë të përafërta me ato në rajon.