Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama poston fotografinë me Presidentin Biden

18:54 / 22 Shtator 2022

U Kopjua

Me Presidentin Joe Biden dhe bashkëshorten e tij Jill, ka realizuar fotografi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij.

Pak më parë, një fotografi të ngjashme e ka publikuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rama e ka përshkruar si fotografi të ditës fotografinë e përbashkët me çiftin Biden.

“Photo of the day”, ka shkruar ai në gjuhën angleze.