In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kryeministri në detyrë: Mësimdhënësit, ndër më të rrezikuarit nga Covid-19

me 5 Mars 2021 ora 15:20

U Kopjua

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti gjatë vizitës në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, tha se mësimdhënësit janë ndër më të rrezikuarit nga Covid-19, për këtë ai falënderoi ata për punën e bërë gjatë periudhës së pandemisë.

“Jemi si simbolik në këtë shkollë. Falënderoj krejt mësuesit për punën e jashtëzakonshme gjatë këtij viti sfidues. Shpresojmë ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt e shpreh keqardhje për të gjithë ata mësues që kanë humbur jetën nga Covid-19”, tha ai.

“Ju falënderoj për kontributin që keni dhënë në këto kushte të veçanta. Keni vlerësimet më të larta pasi arsimtarët janë në shkallën më të lartë të prekjes me Covid-19 por nuk jeni ndalur. Mësimi sy më sy nuk zëvëndësohet me asgjë por pavarësisht asaj nuk jemi prapa. Ju uroj Ditën e Mësuesit e uroj të vijmë vetëm për festa”, tha tutje ai.

Në anën tjetër, zëvëndës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, kërkoi më shumë angazhim e cilësi nga mësimdhënësit.“Asnjë kërkesë tonën nuk është dashur ta kërkojmë dy herë. Të gjitha kërkesat tona janë mundësuar. Ju lus ta bëjmë edhe një shtyerje. Kërkojmë më shumë angazhim e cilësi. T’u përshtatemi kushteve të reja të pandemisë”, tha Rexhaj.