In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kthimi i SPAL-it në Serie A, synimi i ardhshëm i Etrit Berishës

me 18 Tetor 2020 ora 14:02

U Kopjua

Portieri Etrit Berisha vendosi t’i mbetet besnik ekipit italian SPAL, që këtë edicion do të bëjë gara në Serie A. Berisha e mori këtë vendim përkundër disa ofertave që i kishte para vetes në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Për Berishën ky është edicioni i tij i parë që do të luajë në Serie B, pasi në vitet e fundit rregullisht ka qenë pjesë e skuadrave nga Serie A. Berisha është në futbollin italian prej vitit 2013, shkruan KOHA.

Në fakt, Berisha kishte ofertë për të mbetur në Serie A, por nuk ishte mjaft i bindur për t’u larguar nga SPAL-i, ndonëse e dinte se do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit italian. Ai thotë se dëshira e tij ishte të mbetej në futbollin italian pasi thotë se nuk i munguan ofertat as jashtë Italisë. Berisha tashmë është i vendosur për të pritur mundësinë e duhur, siç thotë ai për të bërë lëvizjen e madhe në karrierë.

“Te Spali kam qëndruar për shkak se kam qenë këtu më herët. Ka pasur interesime nga disa klube shumë interesante dhe të njohura evropiane. Por, pas pandemisë gjërat filluan të ndryshojnë te klubet dhe pastaj dëshira ime ishte të rrija në Itali. Ditët e fundit të afatit kalimtar kam pasur kontakte me ekipe jashtë Italisë, por që në fund nuk u konkretizua asgjë. Kam pasur disa oferta edhe brenda Italisë, mirëpo nuk ka qenë dëshira ime të lëviz. Duhet të pres mundësinë më të mirë që do të ishte një hap i madh për mua dhe për të ardhmen e time”, zbuloi Berisha për KOHËN.

Berisha tashmë nuk po mendon për të ardhmen e tij pasi është i fokusuar ta ndihmojë SPAL-in për t’u kthyer edicionin e ardhshëm në Serie A. Ai këtë edicion pati paraqitje të mira dhe ishte ndër më të dalluarit në ekip, ku në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Monzas e priti penalltinë për t’i siguruar një pikë ekipit të tij. Pranon se nuk e ka të lehtë të luajë në Serie B, që e quan një sfidë të madhe.

“Jam te Spali dhe do ta jap maksimumin tim, mbi të gjitha është hera e parë që luaj në Serie B, dhe sigurisht që është e vështirë për mua. Mirëpo, kjo është sfida më e madhe që kam pasur deri më tani në karrierën time. Jam shumë i koncentruar dhe do të mundohem të kthehem sa më shpejt në elitën e futbollit italian”, potencoi ai.