In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kurti i nënshtrohet Presidentit që dikur nuk e njihte

me 13 Shkurt 2020 ora 12:54

U Kopjua

Kishte thënë që do ta shqyrtojë mundësinë për ta shkarkuar, kishte thënë që Thaçi është koka e krimit, por sot e ftoi në konsultime Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Express.

Kjo sipas letrës që ka nisur Kurti për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë. Ai ka kërkuar nga Thaçi që të shihen sot, derisa ia ka lënë disa orare kur mund të takohen.

“Politika e Jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Le ta japim tere kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet qe do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe ne mbrëmje që te takohemi e te dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona”, ka shkruar Kurti.