In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kurti pas takimit me Merkelin: Nuk duhet të shprehet mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovë

me 14 Shtator 2021 ora 17:12

U Kopjua

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Tiranë ka thënë se iniciativa Open Balkan se ka BE-në brenda siç e ka Procesi i Berlinit. Kurti foli edhe për deklaratën e Ramës se Kosova po bën teori konspirative sa i përket iniciativës së “Ballkani i Hapur”, duke thënë se s’duhet të shprehet mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konsipracioni është këtu, është dashur ta pyesni, unë nuk e di. Po ua tregoj qëndrimin tim, Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe I mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe s’ka nevojë për iniciativa tjera”, tha ai.

Tutje ai tha se s’duhet të mirëkuptohet Serbia për mosnjohjen e Kosovës.

“Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Open Balkan është se në të dytën se kemi BE-në brenda dhe poashtu duhet theksuar që Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angahzohemi dhe kudo që ndodhemi ta kërkojmë atë e jo të shprehim mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës, çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mosnjohje të Kosovës i kushton Kosovës. Ne do të kemi takim mes dy qeverive edhe me Shqipërinë posa të formohet qeveria këtu ne do të takohemi dhe neve kemi pa numër gjëra që na afrojnë e na bashkojnë por natyrisht pyetjet bëhen për një të vetmen e cila na ndan”, tha ai.