In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kurti për kërcënimin me jetë: Nuk jam John Kennedy

me 29 Dhjetor 2019 ora 15:41

U Kopjua

PRISHTINË | 29 DHJ 2019 | 13:58 | Nga KosovaLive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.

“Janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto gjëra. Ashtu siç unë nuk jam John Kennedy, nuk është as ai Lee Harvey Oswald. Prandaj nuk mendoj që është një gjë e madhe”, ka thënë Kurti para mediave.

Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.

LVV ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në Polici, ndërkaq Polciaia e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.