In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kurti përgjigjet nëse do të kërkojë nga KFOR-i leje për dërgimin e FSK-së në veri

me 25 Shtator 2021 ora 18:45

U Kopjua

Kryeministri Kurti është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR-i për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës në konferencën e sotme për media. Kryeministri Kurti u shpreh se s’duhet të bihet pre e propagandës serbe duke shtuar se vetëm kur policia e Kosovës e bën vlerësimin e sigurisë do të mund të deklarojnë se çfarë vendimi do të marrin.

“Nuk është gjithçka që e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrin do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë dhe së fundmi mos harroni se në ditën e gjashtë të zbatimit të reciprocitetit me targa të përkohshme, e unë do të doja që të hiqeshin targat e përkohshme deri më tani 9 mijë automjete i kanë marrë këto targa dhe s’kanë pasur problem me reciprocitetin”, tha ai.

Kurti u shpreh poashtu se reciprocitetin me targa s’po e pëlqen presidenti Vuçiq.

“Presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë, nga jeta praktike e qytetarëve që dëshirojnë lëvizje të lirë, mbi 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkoshme, asnjë prej tyre nuk e pati asnjë problem unë besoj se ky është thelbi. Sigurisht që janë parë fluturaket e tyre edhe helikopterë edhe avionë të prodhimit rus, ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte sepse i njohim se kush janë në pushtet atje por ne vendimet i marrim në bazë të vlerësimit të sigurisë tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të tillë e kemi vlerësuar”, tha ai.