In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kurti: ‘Shpejtimi’ është i domosdoshëm, kemi humbur shumë kohë të vlefshme

me 30 Nëntor 2020 ora 14:13

U Kopjua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Podujevës për fitoren e kandidatit të kësaj partie, Shpejtim Bulliqi.


Ai ka thënë se komuna është e qytetarëve e jo komunarëve .

“Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush! Komuna qytetarëve, jo komunarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?

Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu.

Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!

Komuna qytetarëve, jo komunarëve.