In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kusari-Lila: LDK do ta kishte inicuar mocionin me ose pa Agim Veliun ministër

me 30 Mars 2020 ora 08:04

U Kopjua

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se LDK e ka thirrë mocionin në krizën e pandemisë, duke e quajtur seancën si të turpit.

“Unë në seancë kam thënë se koalicioni mund të mos ketë kaluar si duhet, por turpi ka qenë mes krizës së pandemisë që është thirrur. Jam e bindur që duke i dëgju deklarimet, shkarkimi i ministrit Veliut s’ka qenë hapi i vetëm që është thirr mocioni, por që kjo ka ardhë në serinë e mospajtimeve, mospajtime që ka pas edhe para se të nënshkruhej koalicionin. Me ose pa Veliun ministër, LDK do ta kishte iniciuar mocionin e mosbesimit”, ka thënë ajo në Dukagjini.

Derisa e njëjta ka shtuar se shkarkimi i Veliut ka pas 15 për qind të peshës së arsyes. Ndërsa sa i përket shkarkimit të ministrit të LDK-së nga Kurti, ajo ka thënë se kryeministri ka mundur ta evitojë këtë veprim.