In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kush do ofroj një OFERTË konkrete në LDK

me 19 Shkurt 2021 ora 11:59

U Kopjua

Prof.Dr. Fadil Maloku

Në Ldk-n postraumatike, më i rëndësishme se kush do bëhet Kryetar, është se kush do ofroj një OFERTË konkrete, të daljes nga kriza!

  1. Tani, ringritjes afatgjatë të LDKs në këtë fazë delikate tē konfuzionit dhe pamundësisë së detektimit të krejt faktorëve që ia solli rënien rapide dhe përgjysmimin e elektoratit të saj, mendoj unë NUK i ndihmon aq shumë as debati i kotë, e as indeferenca smirëzezë për EMRA të përveçëm, etj. (sepse, ata duhet t’i “bluaj” mulliri i votimit brendapartiak) sa do t’i ndihmoj GATISHMËRIA e anëtarëve tē saj, që t’u hyjnë sfidave të përgjegjësisë sē ndërtimit tē vlerave meritokratike përmes OFERTAVE konkrete këndellëse.
  2. Mund të jem gabim, ama një katarësis në partitë humbëse, është edhe në dobi e edhe në favor të konsolidimit të shtendërtimit, për çka jam shumë i interesuar të ndodhë. Sepse, si qytetari e edhe si intelektual mjaft ishim peng tē do premtimeve boshe…

Ka filluar koha e meritokracisê! Atëherë, ta bëjmë bashkarisht Ju lutem.

Ende vazhdoj të mbetem pozitiv…!

18 shkurt 2021