In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kush po mundohet të krijojë opinion anti VV?

me 14 Janar 2020 ora 16:23

U Kopjua

PRISHTINË | 14 JAN 2020 |  Nga KosovaLive

Është interesante t’i shohësh në një pamje të përgjithshme, profilet, figurat “personalitetet”, partitë politike dhe profilet e zyrtarëve të tyre, të angazhuar, të koordinuar e të bashkrënduar në krijimin e një opinioni publik anti VV.

Nëse do t’i kategorizonim këta talentë, fare lehtë është t’u gjesh kryegjënë që ata i shquan:

  1. Njerëz të gjendur në anën e gabuar të historisë së përpjekjeve të popullit tonë për liri;
  2. Njerëz të gjendur në tavolinat ku koordinoheshin projekte e politika stabilizuese e mirëmbajtëse të pushtimit serb në Kosovë;
  3. Avokatë publik të kastave e grupeve të korrupsionit – shpërndarës të zellshëm të lajmeve “heroike” për hajdutët e këtij vendi e në anën tjetër, shpërndarës edhe më të zellshëm të lajmeve komprimituese për njerëz atdhetarë, idealistë e të ditur;
  4. Profiterë të pamerituar të pushtetit, të cilëve u servoheshin trosha të korrupsionit;
  5. Të padijshëm e të përdorshëm nga pushtete të korruptuara në pasluftën e Kosovës;
  6. Zyrtarë partish politike, pa dallim, që shquhen për zhvillim e mirëmbajtje të korrupsionit dhe që paranë publike e kanë përdorur për të blerë mbështetjen politike për ata.

Janë të friksuar nga Vetëvendosja. Nga Albini. E dinë që LVV Albini nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët. Albini është aleati i shoqërisë progresive të moralshme, punëtore e të ndershme.

E dinë që shoqëria progresive dhe atëdhedashëse do të rigjej hapsirat e humbura për të punuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës me zhvillim ekonomik e social.

Sistemi i vlerave perëndimore i instaluar në shtet e në politikbërje mund të mos jetë aleati i të frikësuarve që po kokorisin ditë e natë kundër votës së shpresës më 6 tetor.

Qetësohuni, kjo është rrjedhë e natyrshme e gjërave sepse ky është mision i pa ndalshëm thellësisht kombëtar, emancipues e progresiv i Albinit. Është agu i një kohe tjetër.

(Autori është deputet i Vetëvendosjes)