In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ky shtet ua gjen “ilaçin” personave që nuk e respektojnë karantinën – GPS

me 3 Gusht 2020 ora 14:18

U Kopjua

Disa udhëtarëve që arrijnë në Singapor do t’u kërkohet që të vendosin pajisje elektronike për monitorimin e lokacionit për t’u siguruar se ata po i respektojnë masat e karantinës, bëri të ditur qeveria e qytetit shtet.

Këto pajisje, të cilat përdorin sinjale GPS dhe Bluetooth për ta përcjellur lokacionin e përdoruesve, do t’u vendosen njerëzve që vijnë nga një grup shtetesh. Ata do të kenë të drejtë të futen në karantinë në shtëpi, shkruan “The Guardian”, transmeton Kosova.LIVE

Singapori nuk është vendi i parë që do ta përdorë këtë metodë. Pajisje të ngjashme për përcjelljen e lëvizjes së njerëzve gjatë karantinës më parë janë përdorur edhe në Hong Kong dhe në Korenë Jugore.

Në Singapor, udhëtarët do të jenë të urdhëruar që ta aktivizojnë pajisjen kur të arrijnë në shtëpinë apo banesën ku do të qëndrojnë në izolim. Çdo përpjekje për t’u larguar nga shtëpia apo për ta dëmtuar pajisjen do ta aktivizojë alarmin te autoritetet.

Ky shtet tashmë ka vendosur gjoba të ashpra për ata që nuk respektojnë karantinë dhe distancën sociale. Shkelësit mund të gjobiten deri në 10,000 dollarë, të dënohen me burgim deri në gjashtë muaj apo të dyja së bashku.

Singapori gjithashtu ua ka pezulluar lejet e punës të huajve që nuk i kanë respektuar këto rregulla.

Vendi i vogël deri më tani i ka regjistruar 53,051 persona të infektuar, kryesisht në konviktet e stërngarkuara të punëtorëve imigrantë.