In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lajçak javën tjetër viziton Beogradin, do ta takojë Vuçiqin, nuk dihet nëse do të vij edhe në Prishtinë

me 23 Shkurt 2021 ora 22:23

U Kopjua

Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të nis menjëherë angazhimin e tij në lidhje me këtë proces.

Siç njoftohet nga mediat serbe, presidenti Aleksander Vuçiq ka konfirmuar se Lajçak javën e ardhshme do të qëndrojë në Beograd.

Vuçiq foli në lidhje me atë se çka pret nga takimi me emisarin sllovak.

“Ne do të flasim për atë që Serbia mund të bëjë, atë që nuk mund të bëjë, atë që dëshiron dhe atë që nuk na shkon ndërmend me çdo kusht,” tha Vuçiq.

Në të njëjtin adresim para mediave, Vuçiq tha se Serbia do të ketë shumë presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës.

Ndërkaq, nuk dihet nëse Lajçak përveç Beogradit, do ta vizitojë edhe Prishtinën, pasi që në deklaratat e mëhershme të tij ai kishte thënë se do të takohet me palën kosovare menjëherë pas formimit të institucioneve të reja.