In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lajm fantastik për ekipin e Kosovës pak para ndeshjes me Suedinë

me 7 Tetor 2021 ora 15:44

U Kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë një lajm të mirë nga FIFA në prag të ndeshjes që do ta zhvillojë kundër Suedisë me 9 tetor.

Lojtari Toni Domgjoni ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA për të qenë pjesë e kombëtares së Kosovës në Futboll.

“FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës’’, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës

Ky vendim ka efekt të menjëhershëm e kjo do të thotë që lojtari Tom Domgjoni mund të luaj qysh në ndeshjen e së shtunës kundër kombëtares së Suedisë.

Federata e Futbollit të Kosovës më këtë rast ka thënë që ky është një lajm shumë i mirë dhe i dëshiron suksese Toni Domgjonit në fanellën e Dardanëve.

Toni Domgjoni më herët ishte pjese e kombëtares së Zvicrës në grupmoshat U-21, por dëshira e tij e madhe për të luajtur për Kosovën ka bërë që ai të paraqes kërkesë që të luaj për kombëtaren e Kosovës.