In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lajm i mirë për kosovarët: Mali i Zi i hap kufijtë që nga nesër

me 14 Gusht 2020 ora 11:45

U Kopjua

Trupi Koordinues Nacional i Malit të Zi ka vendosur që kuftijtë shtetëror të hapen për të pritur më shumë turistë.


Reporteri.net ka mësuar nga burime të sigurta, se kuftijtë hapen që nga dita e nesërme dhe qytetarët mund të kalojnë pushime si zakonisht.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ambasada e Kosovës në Podgoricë, mirëpo nuk ka marrë ende përgjigje. Ndërkohë, edhe mediat në shtetin fqinj po raportojnë për hapje kufijsh.

Në vendin për hapje të kufirit nuk përfiton vetëm Kosova, pasi kufijtë do të hapen me të gjitha vendet e rajonit. Qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia e Maqedonia janë të lirë të futen në Mal të Zi.

Deri tash, Podgorica zyrtare ka pasur testin negativ si kriter të kalimit të kufirit, mirëpo ky kushtëzim kishte bërë që numri i turistëve të jetë shumë i vogël.

Pas kësaj hapje, Kosova ka kufirin e mbyllur vetëm nga shteti maqedonas, i cili nuk ka të mbyllur kufijtë me të gjitha shtetet e rajonit.

Ndryshe, kosovarët deri tash kanë shfrytëzuar vetëm Shqipërinë si destinacion për pushim. Vetëm mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Morinë kanë kaluar mijëra vetura.