In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lajm i mirë për Realin, rikthehet Eden Hazard

me 4 Shkurt 2020 ora 15:02

U Kopjua

Pritja pothuajse ka mbaruar. 10 javë pasi pësoi një dëmtim në këmbë kundër Paris Saint-Germain, Eden Hazard është gati të rikthehet në aksion për Real Madrid.

Duke mos arritur të rikuperohet në kohë për të luajtur të shtunën në La Liga derbin ndaj Atlético Madrid, belgu duket se ka të ngjarë të rikthehet të enjtën në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedad, përcjell lajmi.net.

Pasi u lëndua ndaj PSG, indikacionet fillestare ishin që Hazard kishte shpëtuar me një goditje të vogël dhe do të ishte jashtë vetëm për disa ditë.

Sidoqoftë, më shumë testime më të thella zbuluan se 29-vjeçari në të vërtetë kishte pësuar një mikrofrakturë në kyçin e këmbës së tij – një dëmtim që nga atëherë ka detyruar atë të mungojë jo më pak se 14 ndeshje.