In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Largimi i ish-Kryeshefit rrëzikon projektin dhe kredin me Bankën Botërore

me 15 Shtator 2021 ora 16:36

U Kopjua

Ish kryeshefi z.Berat Lushtaku kishte gjetur këtë projekt të nënshkruar mes Iber-Lepencit dhe Bankës Botërore i cili për 18 muaj rresht nuk kishte pasur asnjë progres të vogel lidhur me këtë projekt.

Mbas 18 muaj ish-kryeshefi kishte arritur qe të kompletonte njësin implementuese dhe qe të nënshkruaj kontratë me panelin e ekspërtevë të cilët kishin për obligim të vizitojnë digën e Ujmanit dhe të jepët vlerësimi për të. Kompanin për dizajnimin dhe projektimin për Mbrojtjen e Ujit dhe Siguria në Kanal si dhe projektimin dhe dizajnimin e bazenit të Mihaliqit, gjithë ashtu kishte arritur të nënshkruaj kontratë për implementimin e gjitha stacioneve ndarëse dhe pompike si dhe monitorimin komplet të liqenit të Ujmanit “SKADA”, projekt ky i veçantë për Iber-Lepencin. Gjithëashtu kishte arritur të nënshkruaj kontratë edhe për Mbrojtjen e Ujit dhe Sigurinë në Kanal si dhe përgaditjen dhe marrjen e miratimit nga Banka Botërore për nënshkrimin e kontratës për bazenin e Mihaliqit.

Projekti këtu dhe zotime të marrur nga Iber-Lepenci dhe nga ish- kryeshefi qe janë realizuara të gjitha.

Ishte vetë Januz Kabashi i cili ka kërkuar nga Bordi ta lironin nga kjo detyrë që nga viti 2018 për arsye që nuk është në gjendje të menaxhojë me Iber-Lepencin ku qe sot e dy muaj udhëheq me këtë ndërmarrje e cila është duke e rrezikuar projektin me Bankën Botërore.

Kosova.LIVE ka derguar disa pytje për Januz Kabashin, po i njejti nuk është përgjigjur. Jemi të projekti I Mihaliqit, projekt ky i nënshkruar vetë nga z.Kabashi edhe pse me shumë se dy muaj ka përfunduar të gjitha procedurat ky vazhdon edhe me tutje bllokimin e tij, gjithë ashtu edhe projekti Skada është me të njëjtën gjendje projekt i përfunduar dhe tash mund të themi se edhe i deshtuar sepse nuk ka qasje për ti vendosur paisjet në veriun e Kosoves dhe për të futur në funksion këtë projekt.

Projekti tjetër Mbrojtja dhe Siguria e ujit në kanal është një projekt milionshë i cili tash e dy muaj është duke u bojkotuar nga U.D Januz Kabashi i cili nuk është shkuar as ta vizitoj këtë projekt.

Kosova.LIVE ka bërë disa pytje Bankës Botërore lidhur me këtë projekt. Banka Botërore është shume e shqetësuar lidhur me këtë projekt, është nje kredi vlera e të ciles kap shifren 22 milion euro. Projekti Mbrojtja e Ujit dhe Siguria në Kanal është duke u zhvilluar por tash në kohën e fundit ka ngecje shumë të madhe, vlen të theksohet faktet se ky projekt nuk ka filluar punën në Zubin-Potok ku është pjesa krysore e këtij projekti edhe pse komuna i ka lejuar të gjitha lejet edhe pëlqimet, por menaxhmenti duhet të merret me këtë çështje e mos të deshtoj ky projekt i një rëndësie shumë të madhe për qytetarët e Kosovës.

Kryeshefi i kaluar ka pas takime të rregullta me Operatorët Ekonomik edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, duke raportuar në baza javore lidhur me këtë projekt. Ndersa tash nuk kemi komunikim tash e dy muaj me kryeshefin e ri.

Kosova.LIVE me gazetarin hulumtues Diar Ramadani ka kontaktuar edhe me kryetarin e Zubin-Potokut z. Srxhan Vulloviq lidhur me këtë projekt. Z.Vulovic, jam shumë i shqetësuar për qytetarët lidhur me këtë projekt ,menaxhmentin e kaluar ka qenë shumë bashkëpunëtor lidhur me këtë projekt kanë kerkuar vizita të shpeshta apo mund të them qe kanë qenë çdo javë këtu edhe me kanë premtuar qe do të filloni në muajin Gusht por një gje e tillë nuk ndodhi ? Ndryshim në menaxhmentin e Iber-lepencit në komunen time e kanë ndalur bashkëpunimin tash e dy muaj edhe projekti nuk ka progres une si kryetar i kam njoftuar të gjitha insitucionet për mos-bashkëpunimin e kordinimin me Iber-Lepencin.