Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lëndohet Pogba, zbulohet periudha se sa do të mungojë ai

09:17 / 26 Korrik 2022

U Kopjua

Lajme të këqija për Paul Pogban, vetëm pak kohë pas rikthimit në Juventus.

Mesfushori francez ka pësuar një lëndim, i cili do ta lë jashtë fazës përgatitore të cilën po e zhvillon ekipi italian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bianconeri” njoftojnë se në testet e reja të bëra, u konstatua se tashmë ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka pësuar lëndim në menisk të gjurit, shkruan Kosova.LIVE.

Sipas mediave italiane, përfaqësuesi francez mund ta bëjë një intervenim të vogël kirurgjik dhe me gjasë do të mundë të mungojë së paku një muaj.

Pra, kampioni i botës me Francën mund të mungojë në ndeshjet e para të kampionatit italian.

Por, ai mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri në fund të gushtit, eventualisht në pjesën e parë të shtatorit.

Juventusi ndërkohë është duke u munduar të gjejë zgjidhje për mesfushorët Arthur e Ramsey, në mënyrë që t’i hapë bisedimet me Paris Saint-Germainin për Leandro Paredes.