In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Leo Messi special dhe trim, do u flas me krenari nipërve të mi për të”

me 17 Maj 2020 ora 10:11

U Kopjua

Felipe Melo ka një simpati të madhe për Leo Messin. Mesfushori i Palmeiras e vlerëson shumë yllin argjentinas, sidomos për shpirtin e madh luftarak. 36-vjeçari ka luajtur shumë herë kundër “Pleshtit”, sidomos në duelet Argjentinë-Brazil.

“Jam përballur shumë herë me Leo Messin, është realisht një futbollist special. Nëse i dhuron një goditje me shqelm, ai çohet menjëherë dhe merr goditjen e radhës. Leo nuk ka frikë nga asgjë. Ai është ndër tre lojtarët më të mirë në histori, kjo është e sigurt“, deklaron Melo për Ole.

“S’e harroj kurrë kur fituam 1-3 kundër Argjentinës në Rosario, nuk e lejuam të bënte asgjë në fushë. Mund t’iu tregoj nipërve të mi se ia kam dalë të bllokoj Leo Messin“, thekson mesfushori brazilian.