In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lëshohen për trajtim në shtëpi dy të infektuarit me Covid-19 që erdhën nga Londra

me 17 Mars 2020 ora 15:10

U Kopjua

Dy personat e ardhur dje nga Londra e që dolën pozitivë me virusin COVID-19 sot janë lëshuar nga Klinika Infektive dhe po trajtohen në shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti, i cili shtoi se ata nuk kanë probleme shëndetësore. “Po, janë lëshuar sepse nuk kanë manifestime klinike të sëmundjes, janë në vetizolim dhe janë nën mbikqyrjen tonë. Nëse eventualisht përkeqësohet gjendja do të reagojmë. Ishte edhe vetë kërkesë e tyre kjo”, tha Ahmeti.

Infektologu tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë me koronavirus, i cili tha se kjo javë është më kritike për ta. “Realisht pacientët e tjerë kanë filluar në javën e dytë të sëmundjes, kur është java më kritike për ta. Kanë temperaturë, kanë pak përkeqësime por po i menaxhojmë. Ky i moshuari situatën e kemi ende në kontroll, por të shohim”, tha Ahmeti.

Ai po ashtu tha se dy infektologët e testuar kanë dalë negativë.

Siç ka njoftuar dje IKShPK, pacientët e ardhur nga Londra kanë qëndruar atje 4 mars deri dje dhe pasi kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit dhe janë përcjellë me autoambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK.

Deri sot 16 raste janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë. Gjithashtu në Kosovë është shpallur gjendje emergjente e shëndetit publik.