In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Levante-Real, sfidë e vështirë për ekipin e Zizu, Barça me detyrë të lehtë

me 22 Shkurt 2020 ora 12:20

U Kopjua

Ecuria e shkëlqyer e Real Madridit mori fund fund javën e kaluar, kur ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në shtëpi, ndaj një një ekipi modest si Celta Vigo, që këtë sezon rrezikon ndjeshëm për t’u rrëzuar një kategori më poshtë.

Trajneri francez përmirësoi ndjeshëm mbrojtjen dhe për rrjedhojë përpara sfidave të fundit skuadra merengues mbylli 7 nga 10 ndeshjet e luajtura në të gjithë kompeticionet pa pësuar as gol, sidoqoftë gjërat ndryshuan sërish dhe në tre sfidat e fundit “Los Blancos” filluan të fusin ujë në prapavijë.

4 gola në Bernabeu me Sociedadin, 1 në Pamplonë me Osasunën dhe 2 golat e fundit të pësuar brenda në Madrid nga ekipi galician ngjajnë si këmbana alarmi, sidomos në këtë pjesë të kalendarit, ku për hir të së vërtetës Reali luan gjithë sezonin.

Të shtunën në mbrëmje në orën 21:00 rekordmenët e futbollit spanjoll do të vizitojnë në Valencia skuadrën e Levantes, që ndodhet në shkallët e poshtme të tabelës së renditjes.

Reali kryeson kampionatin me pothuajse dyfishin e pikëve, por në mënyrë të pashmangshme trajneri Zidane e ka mendjen edhe te dueli i parë në karrierë me Pep Guardiolën, në sfidën e vajtjes të fazës së 1/8 në Champions Real-City, që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu pikërisht të mërkurën e ardhshme.

Para Realit, sot nga ora 16:00 Barcelona ka një detyrë të thjeshtë në Camp Nou, përballë Eibarit ku objektiv të vetëm ka fitoren.

Ka mundësi që Setiene të ruajë disa lojtarë për ndeshjen në Champions League me Napolin.