Lia Stublla, dy vite para Balenciaga dhe Kim Kardashian!

08:03 / 12 Korrik 2022

U Kopjua

Demna Vlasalia, dizajneri gjeorgjian, njëherësh drejtuesi kreativ i Balenciaga në kuadër të Javës së Modës në Paris, shpalosi kreacionet e koleksionit më të fundit të brand-it të njohur.

Përpos shumë të pranishmëve të famshëm, një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe sfiluan për Balenciaga.

Dua Lipa, Bella Hadid, Naomi Campbell, Kim Kardashian, Nicole Kidman qenë disa prej befasive të sfilatës.

E duket se në një prej kreacioneve, atë që ka pasur veshur Kim Kardashian, dizajnerja kosovare Lia Stublla është dy vite para.

Në TikTok, faqja e dizajneres së njohur kosovare ka publikuar modelin thuajse identik të fustanit të zi që Kim pati veshur dje.

Modeli i Lias është realizuar në vitin 2020, pra fiks, dy vite përpara shpalosjes për koleksionin e vjeshtës në Paris me datë 6 korrik 2022.

Edhe pse bëhet fjalë për një model klasik që është përsëritur ndër vite, sidoqoftë edhe në vetë rikthimin e tij, dizejnatore.