Liga e Kombeve/Skocia përballet me Ukrainën, ja formacionet e mundshme

12:56 / 21 Shtator 2022

U Kopjua

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Kombëtares së Skocisë dhe asaj të Ukrainës, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Skocia do të synojë që t’i hakmerret Ukrainës për eliminimin në fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku ukrainasit asokohe shënuan fitore me rezultat 3:1.

Ndërkaq, në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në Ligën e Kombeve, Ukraina ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, krahas Skocisë e cila ka një bilanc prej dy fitoreve dhe një humbje.

Momentalisht, pozitën e parë në Grupin 1 e zë Ukraina me shtatë pikë të arkëtuara, një pikë më shumë se kundërshtari i sotëm, Skocia që zë vendin e dytë me gjashtë pikë të tubuara.

Të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin 1 së bashku me Irlandën dhe Armeninë, përcjell Kosova.LIVE.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Skocinë nuk do të paraqiten Robertson, Brown, Hanley, McLaughlin, Souttar dhe Cooper, kurse te Ukraina mungojnë Zinchenko dhe Shaparenko.

Më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Skocia (3-4-3): Gordon; Hendry, McKenna, Tierney; Patterson, McGinn, McGregor, Hickey; Fraser, Adams, Christie

Ukraina (4-3-3): Lunin; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Kovalenko, Sydorchuk, Malinovskyi; Yarmolenko, Yaremchuk, Mudryk