In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Limaj flet si jurist, tregon dy parime të cilat mund të përdoren për mandatarin

me 2 Prill 2020 ora 19:46

U Kopjua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve më demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re.

Mëgjithatë, ka thënë se, duke lexuar nenin 95 të Kushtetutës, dhe duke u bazuar në frymën e saj dhe gjithë praktikën e gjerë ligjore, atëherë në situata si kjo, mund aplikohen praktika të mirënjohura, që gjerësisht janë zbatuar në sistemet juridike.

Limaj ka përmendur dy prej tyre: në mungesë të afatit strikt përdoret parimi i detyrimit lojal dhe parimi deri në një kohë të arsyeshme.

Lideri i Nismës thotë, në një shkrim në Facebook, se juristët janë në dijeni se çka nënkuptojnë këto dy parime që janë të aplikueshme edhe tani në rastin tonë kushtetues.

Shkrimi i plotë i Limajt:

Shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve më demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re.

Tani po dëgjojmë opinione të shumëllojshme nga politikanë e opinionistë se LVV mundet me hesht duke mos e dërguar emrin e mandatarit të kërkuar nga Presidenti, për më tepër e habitshme është kur edhe nga disa juristë e shohin si të pranueshme ketë mënyrë veprimi.

Juristët e dinë që pëngimi për përmbushje të obligimit ligjor përmes të ashtuquajturit instrument bllokimi ështe tërësisht antiligjor.

Duke lexuar nenin 95 të Kushtetutës, duke u bazuar në frymën e saj dhe gjithë praktikën e gjerë ligjore, atëherë në situata si kjo aplikohen praktika të mirënjohura, që gjerësisht janë zbatuar në sistemet juridike, ku vlen të përmendim vetëm dy prej tyre; e para, në mungesë të afatit strikt përdoret parimi i

1) DETYRIMIT LOJAL dhe

2) Parimi DERI NË NJË KOHË TË ARYSESHME

që juristët janë në dijeni se çka nënkuptojnë këto dy parime që janë të aplikueshme edhe tani në rastin tonë kushtetues.