In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lippi: Serie A të rifillojë sa më shpejt, virusi po humb forcën!

me 17 Maj 2020 ora 10:13

U Kopjua

Marcello Lippi ka shprehur hapur dëshirën e tij që Serie A të rifillojë sa më shpejt.

Ikona italiane e stolit, ka nënvizuar që autoritetet të japin dritën jeshile për të rifilluar jetën normale pasi virusi kohët e funidt po humb forcën dhe agrisivitetin.

“Situata të cilën po e përjetojmë tani më mërzit. Çdo ditë dëgjojmë se jemi së bashku, por pastaj të gjithë bëjnë çfarë duan, si në nivelin shkencor ashtu edhe në atë politik”, ka thënë Lippi.

“Ne jemi në 2020 dhe mund të dërgojmë pajisje në Mars, por nuk po gjejmë vaksinën për Covid-19? Pse mos të fillojë futbolli? Nuk është se dy muaj më parë goditi tsunami, tani virusi po humb forcën dhe spitalet janë organizuar”, ka shtuar ai.

“Ka shumë demagogji për futbollin. Është industri masive dhe duhet të trajtohet ashtu”, ka thënë ndër të tjera Lippi.