In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lirim Zendeli po i grah shpejt drejt Formulës 1

me 22 Janar 2020 ora 09:45

U Kopjua

PRISHTINË | 22 JAN 2020 |  Nga KosovaLive

Një pilot shqiptar në Formula 1? Vështirë të besohet, por një gjë e tillë pritet të bëhet në të ardhmen. Lirim Zendeli ia ka vënë vetes synim jo vetëm debutimin, por edhe suksesin në Formula 1.

Zendeli 20-vjeçar këtë edicion po garon në Formula 3, kurse në vitin 2018 ishte shpallur kampion në Formula 4. Ai është i lindur në Bochum të Gjermanisë, por prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut, saktësisht nga kryeqendra e këtij vendi, Shkupi, shkruan Koha Ditore.

“Unë e shoh veten fillimisht si kampion në Formula 3, por gjithashtu edhe si të tillë në Formula 1, pasi synimi im është që të arrij në këtë nivel. Jam i bindur se me punën time dhe përkrahjen e duhur do të jem në gjendje të garoj në Formula 1 brenda pak vjetëve. Do të ishte diçka madhështore, pasi do të bëhesha piloti i parë shqiptar që garon në F1. Në realitet, këtë synim e kam pasur prej kur kam filluar të merrem me këtë sport”, është shprehur Zendeli.

Përpara se të arrijë në Formula 1, hapi i ardhshëm i Zendelit është suksesi në F3. Ai është pjesë e top-skuderisë së kësaj kategorie, Trident nga Italia, që edicionin e shkuar ishte ndër katër skuderitë më të mira në Formula 3. Për Zendelin, Trident është një skuderi ku ai mund ta dëshmojë veten se është piloti i së ardhmes. Ky është edicioni i dytë rresht i Zendelit në Formula 3. Edicionin e shkuar ishte pjesë e skuderisë Charouz Racing Team, që është ekipi i junior i Sauberit. Zendeli edicionin e përfundoi i shtati në renditjen e përgjithshme, kurse këtë edicion synon të ngjitet dukshëm më lart. Edicioni në F3 nis më 21 mars, kurse do të mbahen nëntë gara në total.

“Jam shumë i lumtur që këtë vit do ta përfaqësoj skuderinë Trident dhe besoj që së bashku do të regjistrojmë rezultate pozitive. Mbi të gjitha, synoj që klubit t’i dhuroj trofe këtë edicion, pasi kam më shumë përvojë dhe jam i gatshëm”, ka shtuar Zendeli.