Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

LIVE: Qipro 0:0 Kosova

me 2 Qershor 2022 ora 18:10

U Kopjua

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sot rrugëtimin e saj drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

“Dardanët” do të përballen me Qipron sonte me fillim nga ora 18:00 në udhëtim.

Kosova.LIVE do t’iu mbajë të informuar me çdo gjë rreth kësaj ndeshjeje.

Qipro 0:0 Kosova

4′ Disa depërtime nga e djathta për Zhegrovën, por pa rrezik për portën qipriote.

1′ Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Vlerat e ekipeve

Vlera e Qipros bazuar në Transfermarkt është 18.65 milionë euro, kurse ajo e “Dardanëve” 70.4 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është Amir Rrahmani me 25 milionë euro, kurse te Qipro Pieros Sotiriou.

Nën drejtimin e trajnerit Alain Giresse, Verdhekaltrit do ta kërkojnë kualifikimin historik në Evropianin e ardhshëm.

Dhe, rruga e Vedat Muriqit me shokë do të nisë qysh sot, me ndeshjen ndaj Qipros, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë stërvitur disa ditë në Kosovë para se ta merrnin rrugën drejt tokës qipriote dje.

Kosova synon ta nisë me fitore këtë kampanjë, në mënyrë që të mundohet ta fitojë grupin, e më pas ta kërkojë kualifikimin duke e fituar Ligën C.

Pra, krahas kualifikimeve të rregullta, ekipi kosovar e ka edhe mundësinë e dytë të shkojë në Evropian përmes Ligës së Kombeve.

Trajneri Giresse e ka përgatitur mjaft mirë ekipin para ndeshjes së sontme në Larnaca, përkundër disa mungesave.

Mbi të gjitha, kosovarët do të kenë probleme në krahë shkaku i mungesës së Mërgim Vojvodës dhe Florent Hadërgjonajt.

Francezi theksoi se synim i Kosovës është të vazhdojë me paraqitje të mira, sikur në dy ndeshjet e fundit miqësore të muajit mars, teksa si objektiv i ka vendosur pikët e plota nga ky udhëtim.

“Do të jetë e rëndësishme për ne të marrim fitore. Por, po ashtu është me rëndësi që kjo fitore të arrihet me lojë të mirë. Synimi jonë është ta nisim mbarë garën e Ligës së Kombeve. Forma e mirë është pikënisje për ciklin e ri. Të gjitha kombëtaret e këtij grupi jemi në nivelin e njëjtë. Për mua, ndeshjet e muajit mars kanë qenë të rëndësishme, pasi është dashur të rindërtojmë ekipin dhe t’ua përcjelli futbollistëve shpirtin dhe mentalitetin që unë dua ta kemi në fushë. Jemi në momentin e mirë dhe duam ta dëshmojmë këtë edhe në garën e Ligës së Kombeve”, ka theksuar Giresse në konferencë për shtyp.

Ndërkaq, Valon Berisha ka thënë se ekipi është i bashkuar dhe e synon fitoren në Larnaca.

“Shumica e skuadrës është e re në moshë. Dihet se është një moment shumë i rëndësishëm për ne. Kemi një trajner të ri, por edhe lojtarë të rinj. Kemi folur që nga dita e parë që të japim më të mirën, në mënyrë që në këto ndeshje të marrim rezultate të mira”, ka theksuar Berisha.

Mesfushori kualitativ tutje ka shtuar se ëndërr e çdo futbollisti të Kosovës është kualifikimi në një Evropian apo Botëror.

“Do të jetë një ndeshje vështirë. Jemi përgatitur mirë, por qëllimi është ta nisim mbarë këtë cikël të ri. Besoj se është momenti që ne të arrijmë diçka të madhe. E kam një ëndërr, siç e kanë edhe bashkëlojtarët e mi dhe do të mundohemi të arrijmë të kualifikohemi në Evropian apo Botëror. Me ardhjen e përzgjedhësit të ri, ka ardhur edhe një frymë e re. Ndeshja ndaj Qipros është shumë e rëndësishme të fitohet”, është shprehur tutje Berisha.

Edhe futbollistët tjerë janë shprehur optimistë para lojës së sotme, e cila do të nisë në orën 18:00.

Krahas duelit me Qipron, Kosova do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje në pjesën e parë të këtij muaji.

Më 5 qershor, “Dardanët” e presin Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më 9 qershor do të luajnë po ashtu në shtëpi, këtë radhë me Irlandën e Veriut.

Kurse, maratonën e ndeshjeve të qershorit do ta mbyllin me duelin e datë 12 kundër Greqisë në udhëtim.

Kosova synon të bëjë paraqitje sa më pozitive dhe të grumbullojë sa më shumë pikë në ndeshjet e këtij muaji.