In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Liverpooli e fitoi titullin, tifozi kosovar do t’i presë flokët për herë të parë pas 17 vjetësh

me 26 Qershor 2020 ora 15:24

U Kopjua

Ukë Krasniqi kishte premtuar në vitin 2014 që nuk do t’i qethë flokët pa e fituar Liverpooli titullin në Premierligën angleze.

Tifozi special i Liverpoolit thotë se tash ka ardhur momenti pasi Liverpooli e siguroi titullin, shkruan mediumi britanik “Jerseyeveningpost”, transmeton “Zeri.info”.

Uka është duke planifikuar t’i presë flokët e tij për herë të parë pas 17 vjetësh pasi klubi siguroi titullin e shumëpritur të Premierligës.

Ukë Krasniqi, tifozi i flaktë i “të kuqve” nga Kosova jeton në Vankuver të Kanadasë.

Ai kishte thënë se shumëkush i kishte bërë thirrje për t’i prerë flokët e tij, si nga miqtë ashtu edhe nga familja, por mbeti i përkushtuar ndaj premtimit.

“Kur do që ta shohë Jordan Hendersonin duke e çuar lart trofeun, unë do t’i pres flokët”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve PA.

37-vjeçari ka përkrahur “të kuqtë” që prej fëmijërisë falë babait të tij (Beqirit), i cili e shikonte klubin në kohën kur Liverpooli dominonte Anglinë me Kenny Dlaglishin dhe Graeme Sounessin.

Ai frikësohej se edicioni mund të anulohej për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e lënë atë edhe një vit tjetër pa prerë flokët.

“Unë i kam mbajtur flokët e mia. Kam qenë duke pritur për këtë moment derisa të ndodhë. Kisha disa momente zhgënjyese, por duket se më në fund do të ndodhë”, u shpreh Krasniqi.