In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lukaku e barazoi një rekord 71-vjeçar në fitoren e Interit kundër Milanit

me 22 Shkurt 2021 ora 13:26

U Kopjua

Romelu Lukaku është bërë lojtari i parë në 71 vjetët e fundit që shënon gol në katër derbi të Milanos radhazi, pas realizoi edhe të dielën në fitoren e thellë të Interit 3:0 të dielën.

Lautaro Martinez dy herë dhe Lukaku një herë shënuan për t’i ndihmuar Interit ta mposhtë Milanin 3:0 në derbin për kreun e tabelës në Serie A të dielën në San Siro.

Interi vijon të jetë lider i Serie A tani me 53 pikë pas 23 ndeshjeve, katër më shumë se Milani dhe 11 më shumë se Juventusi. Ky i fundit i ka zhvilluar dy ndeshje më pak, megjithatë.

Goli fantastik individual i Lukakut jo vetëm që e vulosi fitoren e Interit, por edhe ia siguroi 27-vjeçarit një vend në librat e historisë.

Sulmuesi belg është lojtari i parë që prej Benito Lorenzit në vitin 1950 që shënon në katër derbi të Milanos radhazi.

Lojtari i fundit që e arriti këtë nga cilado palë ishte ish-sulmuesi i Milanit Romeo Bonetti në sezonin 1972/73.