In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Lukaku: Unë dua ta ndihmoj Eriksenin

me 19 Nëntor 2020 ora 17:15

U Kopjua

Romelu Lukaku ka thënë se dëshiron të ndihmojë bashkëlojtarin e Interit, Christian Eriksen të vendoset në Milano. ‘Ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë kampion’.

Pasi shënoi një gol në fitoren e Belgjikës 4-2 ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve  të mërkurën, Lukaku foli pas ndeshje, ku tha se për Eriksenin do të bëhet më mire kur të meson italisht, shkruan IndeksOnline

“Ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një kampion dhe unë dua ta ndihmoj atë,” tha Lukaku. “Unë isha me fat që u adaptova shpejt. Nëse mëson italisht, gjithçka do të bëhet më e lehtë për të.

“Ai do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të japë një kontribut më të madh në ekip.”

Eriksen ka luftuar për të bindur Antonio Conte në San Siro dhe ka qenë i lidhur me një kthim në Premier League në muajt e fundit.