In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Machine Gun Kelly zyrtarizon lidhjen me Megan Fox duke publikuar një ‘selfie’ në rrjete sociale

me 29 Korrik 2020 ora 16:35

U Kopjua

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë filluar të takohen që një kohë.

Muajin e kaluar ata bënë debutimin me një romancë dashurie dhe javën e fundit ata kanë folur për lidhjen që tanimë kanë krijuar.

Tani, dyshja kanë marrë një hap tjetër: zyrtarizmin e lidhjes në Instagram.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: YouTube)

MGK ndau fotografinë e parë të përbashkët të tyre në rrjetet sociale me përshkrimin: “isha duke pritur një kohë të gjatë të të gjej përsëri”.

Çifti, që punuan bashkë në këngën “Bloody Valentine” në maj – gjithashtu janë duke punuar në një film që titullohet “Midnight in the Switchgrass”.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: YouTube)

Lidhja e re e 34 vjeçares vjen pas ndarjes së saj nga partneri Brian Austin, me të cilin ishte në një romancë për më shumë se një dekadë.

Ky i fundit po ashtu pas ndarjes u raportua se ka filluar një lidhje të re me yllin e njohur televiziv, Courtney Stodden. 

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Getty Images/Guliver)