In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Manchesteri luan “tenis” me Leedsin

me 20 Dhjetor 2020 ora 20:55

U Kopjua

Manchester United ka mposhtur Leedsin me rezultat 6-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës.

Djajtë e Kuq ishin të jashtëzakonshëm në këtë sfidë ku shkëlqeu i riu McTomminay, shkruan Indeksonline.

24 vjecari e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejt që në fillim të ndeshjes.

Ai realizoi në minutën e dytë dhe të tretë të ndeshjes.

Brino Fernandes shënoi dy gola të tjerë (20-të dhe 70-të) ndërsa dy të tjerë i realizuan Lindelof në minutën e 37-të dhe James në minutën e 66-të.

Dy gola për Leedsin i shënuan Cooper në minutën e 42-të dhe Dallas në minutën e 73-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchesteri është në vendin e tretë me 26 pikë, një më pak se Leicesteri dhe pesë më pak se Liverpooli në krye.