Ditëlindja e 35-të ishte më specialja e jetës për Maria Sharapovën.
Ish-numri 1 i botës në tenis teksa e festonte ditën e lindjes, njoftoi se është duke e pritur fëmijën e parë me të dashurin e saj, Alexander Gilkes.
Pesë herë fituesja e Grand Slamit, e cila u pensionua nga tenisi në shkurt të vitit 2020, e bëri zyrtarizimin e lajmit të veçantë për të dhe për familjen, përmes një postimi në Instagram.

“Fillime të çmuara. Ngrënia e tortës së ditëlindjes për dy persona ka qenë gjithmonë një specialitet i imi”, ka shkruar ish-tenistja ruse.
Sharapova dhe biznesmeni britanik Gilkes e kishin zyrtarizuar fejesën e tyre në dhjetor të vitit 2020.