In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mbahen homazhe për regjisoren Burbuqe Berisha

me 28 Tetor 2021 ora 14:54

U Kopjua

Janë mbajtur sot homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës për të kujtuar regjisoren Burbuqe Berisha. Politikanë, artistë dhe kolegë kanë nderuar figurën dhe kontributin e regjisores së ndjerë. Homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Pas homazheve, Kurti ka thënë se regjisorja Berisha ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, në film dhe teatër.

“Ajo ka qenë edhe një artiste e angazhuar, nuk është ndalur asnjëherë dhe me angazhimin, punën e debatet e ndryshme ka ndihmuar në zhvillimet kulturore te ne”, ka thënë Kurti.

Ministri Çeku se ka thënë regjisorja Berisha ishte një kontribuuese e madhe për kulturën kosovare.

“Edhe në momentin kur po jepet frymën e fundit, regjisorja Berisha ishe duke na ndihmuar me regjinë e koncertit të parë të Operës së Kosovës. Ne si ministri do të kujdesemi që trashëgimia e saj tu përcjellët brezave të ardhshëm”, ka thënë Çeku.

Ndërsa, aktori Ramadan Mala, ka thënë për Kosova.LIVE se Burbuqe Berisha ishte regjisorja e parë grua e diplomuar në Universitetin e Prishtinë.

“Regjisorja Berisha ishte një regjisore e bashkëpunëtore e afërt, punëtore dhe mjaft e suksesshme”, ka thënë Mala.

Kurse Agim Selimi, regjisor, ka thënë për KALLXO.com se Berisha ishte një regjisore e kompletuar, jo se ishte e para grua që ka diplomuar për regji të filmit dhe teatrit, por edhe për kontributin që ka dhënë në këto dy fusha.

“Filmi i saj, ‘Kosova 9/11’ është model për një regjisor, por sidomos shfaqja ‘Bretkosa’ që është realizim i shkëlqyer dhe do i bënte nder jo vetëm Teatrit ‘Faruk Begolli’ por çdo teatëri”, ka thënë Selimi.

Ndërkaq, dramaturgu Besim Rexhaj ka thënë se regjisorja Berisha ka lënë gjurmë të thella në produksionin artistik, qoftë në film, teatër, apo televizion.

“Veprat e saj janë të shumta dhe të ndryshme, dhe ato jo vetëm që shtrihen brenda hapësirës sonë këtu në Kosovë, por edhe hapësirës kombëtare, kanë një shtrirje edhe më të gjerë”, ka thënë Rexhaj.

Regjisorja Berisha vdiq dje në mesditë derisa ishte në objektin e Ministrisë e Kulturës.

Regjisorja Burbuqe Berisha ka lindur në Shkup, ndërsa është shkolluar në Prishtinë. Studimet për regji i ka përfunduar në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Shumë filma e shfaqje teatrore mbajnë vulën e regjisores Berisha. Një kohë ka punuar në Kinemanë “ABC” në Prishtinë dhe në “Kosovafilm”. Ishte drejtoreshë e Përgjithshme dhe kryetar e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Regjisorja Berisha ishte drejtoreshë artistike e festivalit, “Prishtina Internacional Theater Festival”.

Për kontributin e saj në fushën e filmit, në viti 2019, Berisha është shpall fituese e Çmimit Kombëtar për Kinematografi. Për vit me radhë ajo ishte mësimdhënëse dhe prodekane në Kolegjin AAB.