Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mbi 7000 domino u ndërtuan dhe u rrëzuan në Angli për të shënuar fillimin e një festivali (VIDEO)

me 23 Maj 2022 ora 16:29

U Kopjua

Më shumë se 7000 domino u ndërtuan dhe u rrëzuan mes sheshit Anglia dhe Forumit në Nowich. Disa nga dominot kaluan brenda shtëpive dhe ndërtesave. Kjo u organizua për të shënuar fillimin e festvalit të Norfolk dhe Norwich, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Çdo domino betoni peshon rreth 8 kg. Vullnetarët ndërtuan dominot në gjatësi prej 2 kilometrash dhe rrëzimi i tyre zgjati rreth 30 minuta.

Artisti Julian Maynard Smith tha se kjo ide arti nisi që nga viti 2009 dhe u zbatua në shumë vende të botës. Ideja fillestare ishte për të lidhur lagjet e Londrës.

“Normalisht, njerëzit nuk hyjnë në këto hapësira, ata nuk janë domosdoshmërisht private, megjithëse ne kalojmë nëpër shtëpi private,” tha zoti Maynard Smith.

Disa nga dominot kaluan nëpër dritare të ndërtesave dhe binin nga lartë. Dominot u instaluan në të gjithë qytetin me ndihmën e vullnetarëve.