In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mbipesha mund të shkaktojë depresion

me 12 Janar 2020 ora 22:23

U Kopjua

Të qenit mbipeshë mund të shkaktojë depresion, thonë kërkuesit, me efektet që mendohet se janë kryesisht psikologjike.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë dalë në përfundimin se njerëzit që janë mbipeshë janë më të predispozuar të preken nga depresioni, nuk ka qenë e qartë nëse ka qenë depresioni që shkaktonte ndryshimet në peshë apo e kundërta.

Tani, në studimin më të madh të këtij lloji, ekspertët thonë se pasja e varianteve gjenetike të lidhura me mbipeshën mund të çojë në depresion, me pasoja më të forta tek gratë se sa tek burrat, transmeton tch.

Për më tepër, studimi sugjeron se efektet mund të vijnë si pasojë e faktorëve të tillë siç është imazhi. Njerëzit që janë mbipeshë janë më të depresuar dhe kjo mund të jetë të paktën pjesërisht një efekt anësor i peshës.

Kërkuesit nga Britania e Madhe dhe Australia kanë përdorur të dhëna nga banka biologjike britanike, një kërkim në të cilin janë përfshirë 500 mijë pjesëmarrës të moshës nga 37 në 73 vjeç, në vitet 2006-2010.

Tjera nga Kulturë