In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mblidhen sportistët, kërkojnë ndihmë për portierin e Trepçës 89, Arben Beqiri

me 14 Janar 2020 ora 13:43

U Kopjua

PRISHTINË | 14 JAN 2020 |  Nga KosovaLive

Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, ka mbajtur konferencë për të ndihmuar sportistin Arben Beqiri.

Visar Zogiani, kryetari i Shoqatës së Futbollistëve i ftojë të gjithë krerët e klubeve dhe kapitenët e krejt skuadrave qe të pjesë e këtyre takimeve.

“Ky takim i jashtëzakonshëm sepse sa kemi dëgjuar lajmin për Arbenin dhe jemi mundua me ba një organizim të vogël po që ka jehonë të madhe që me i tregu që nuk është vetëm. Arbeni është diagnostifikuar me tumor dhe iniciativa jonë ka qenë që si shoqatë ti respektojnë të drejtat e tyre dhe ti ftojmë të gjithë kapitenët e ligës së parë dytë dhe tretë që të jenë pjesë e këtij takimi sepse sa më shumë që shpërndahet është më lehtë. Ne do të mundohemi me i ndihmua edhe sa i përket anës financare dhe shpresojmë që ta tejkalojë këtë sfidë. Ne kemi kontaktuar edhe me Arbenin për iniciativën dhe brenda 3 ditëve do të grumbullohen të hollat dhe të gjitha të hollat mblidhen prej kapitenëve, shtoi Zogiani.

Armend Dallku anëtar  i Bordit tha se çdo ndihmë që do të jepet do të jetë transparente.

“Ne si shoqatë e kemi të hapur edhe xhirollogarinë tonë si shoqatë që gjithçka është zero zero dhe çdo ndihmë që jepet do të jetë transparente. Ne po shpresojmë që sa ma shpejt ti qasemi kësaj puna dhe desha me i bë ftesë edhe krerëve të klubeve, federatave dhe lojtarëve të kombëtarëve të Kosovës e Shqipërisë. Edhe ata që nuk janë pjesë e kombëtares siç janë Xhaka e Shaqiri do të mundohemi qe ti kontaktojmë që të jenë pjesë e kësaj bamirësi, tha ai.

Edona Kryeziu kapitene e kombëtares së Kosovës dhe futbolliste në ekipin e Mitrovicës  tha se ekipi i Mitrovicës i ka ndarë 500 euro për portierin e Trepçës Arben Beqirin.

“Secili prej nesh ka mundur me qenë në vendin e tij dhe duhet të jemi të gjithë së bashku t’i ndihmojmë dhe shpresojmë që ai së shpejti të shërohet dhe t’i kthehet skuadrës së tij tha kapiteni i  Feronikelit Lapidar Lladrovci”, tha ai.

Portieri i Trepçës 89 Arben Beqiri u diagnostifikua me tumor në lukth dhe tashmë ai ka nisur kimioterapitë.