In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mbyllen hetimet: Policja që vrau gjithë familjen në Gjilan, ka vuajtur nga çrregullimi paranoid

me 5 Gusht 2020 ora 14:38

U Kopjua

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të anëtarëve të familjes Bllaca, në Gjilan.


Prokuroria në Gjilan ka konstatuar se e ndjera Valdete Bllaca ka kryer vrasjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

“Se e ndjera V.B., me armë zyrtare ka kryer vrasjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvrasjen vërtetohet nga deklaratat e dëshmitarëve, ekzaminimet e dëshmive nga vendi i ngjarjes, raportet e autopsive, ekzaminimet e telefonave, ekzaminimet e dorëshkrimeve, ekzaminimet e raporteve mjekësore, raportet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, video incizimet dhe nga prova të tjera të siguruara nga prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan vrasjet e familjes Bllaca nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.

“Prokuroria në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, me ç’rast nga të gjitha veprimet e ndërmarra është vërtetuar se vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë, qoftë me shtytje, ndihmë ose bashkëkryerje.Sipas raporteve të autopsisë, të gjitha vdekjet janë të dhunshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është kërkuar ekspertizë për gjendjen e tani të ndjerës V.B., sipas së cilës është konstatuar se e ndjera ka vuajtur nga çrregullimi i personalitetit paranoid, prandaj edhe nuk i është lejuar mbajtja e armës dhe i është rekomanduar ndërrimi i vendit të punës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.