In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Më 1 qershor, Mali i Zi nuk do të hapë kufijtë e tij me Serbinë, por me Shqipërinë dhe Kroacinë

me 25 Maj 2020 ora 22:37

U Kopjua

Në ditët e para të qershorit, Mali I Zi do të hap kufijtë me ato shtete të cilat plotësojnë kriteret epidemiologjike ka thënë kryeministri Dusko Markoviç, në një konferencë për media.

Ai ka theksuar se kufijtë do të happen për ato shtete, ku numri i të infektuarve është 25 në raport me 100.000 banorë.

Vendet e para janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Hungaria, Shqipëria dhe Greqia- tha Markoviç.

Në anën tjetër Serbia ka marrë një vendim për hapjen kufirit me disa vende fqinje, përfshirë edhe Malin e Zi, por që qytetarë serbë nuk mund të udhëtojnë në atë vend pa testime dhe izolime.

Në javën e ardhshme do të happen kopshtet dhe qendrat e lojrave për fëmijë. Do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, numri i spektatorëve në ndeshjet sportive do të jetë i kufizuar, me masat e duhura tha Markoviç, transmeton /Kosova.LIVE/

Në pyetjen, për lehtësimin e masave në tubimet publike, kryeministri tha se “epidemia nuk ka mbaruar ende”.

“Ne aktualisht jemi pa corona virus, kjo nuk do të thotë se jemi të lirë, sepse në nivelin global pandemia është ende në fuqi. Ne duhet te parandalojmë importin dhe përhapjen virusit”.

68 ditë pas rastit të pare të regjistruar, Mali i Zi nuk ka asnjë rast me corona virus, dhe u bë vendi i pare në Evropë pa virus.

Ai falënderoi mjekët, infermierët, teknikët, farmacistët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, pjestarët e policisë dhe ushtrinë.

“Ne nuk kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe kishte shkallën me të lartë të lirisë për qytetarë”.

Mali i zi ishte vendi i fundit në Evropë, ku u regjistrua virusi dhe vendi i pare që e mundi atë. Që nga fillimi kishte 324 të infektuar, 315 të shëruar dhe 9 të vdekur./Kosova.LIVE/