In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Meliza Haradinaj nuk arrin të behet deputete, këto janë 3 gratë e AAK’së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

me 23 Shkurt 2021 ora 18:01

U Kopjua

Time Kadrija, Albena Reshitaj dhe Florentina Gjergjaj janë tre gratë më të votuara në listën e AAK’së për Deputetë, që rrjedhimisht kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, krahas 6 deputetëve burra nga kjo parti.

Derisa për Time Kadrijaj dhe Albena Reshitaj rezultatet që iu sigurojnë ulëse në Kuvend janë konfirmuar para disa ditësh, rezultatet për ulësen tjetër në Kuvend që i garantohet një gruaje nga lista zgjedhore e AAK’së tregojnë se kandidatja Florentina Gjergjaj do të jetë deputetja e ardhme e kësaj partie.

Gjergjaj, që në këto zgjedhje garoi për herë të parë, ka dalë me rezultat votash më të lartë se sa dy kandidatet tjera Albana Bytyqi dhe ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj.

Sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Gjergjaj ka dalë më 4032 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke i lënë jashtë Kuvendit Bytyqin e cila ka grumbulluar 3942 vota gjithsej dhe Meliza Haradinajn që ka marrë 3852 vota.

Nga ana tjetër, deri sa po vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve në gjithë vendin, këto shifra mund të ndryshojnë pak në disfavor të Bytyqit dhe shumë më shumë në disfavor të Meliza Haradinajt, kjo pasi rinumërimi në disa vendvotime po nxjerrë rezultate më të dobëta nga ato sa janë shënuar në formularët e parë, nga komisionet në qendrat e votimeve.

Deri më tani, në listën e AAK’së për deputetë, ulëse në Kuvend kanë siguruar kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti, sikurse edhe numri 2 i kësaj liste, doktori Shemsedin Dreshaj, shkruan Kosova.LIVE

Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shkumbin Demaliaj, Anton Shala, Bekë Berisha e Arber Tolaj janë në pritje të rezultateve finale për të parë se cilët do të jenë deputetë të legjislaturës së ardhme nga partia e cila mori vetëm 7% në zgjedhjet e 14 shkurtit 2020. Tahiri e Lekaj janë më afër garantimit të ulëseve në Kuvend, derisa ulësja e fundit ende nuk mund të thuhet se kujt do t’i rezervohet. /Kosova.LIVE/