In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës flet për kontratën e Bernard Challandes

me 4 Mars 2020 ora 22:13

U Kopjua

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka konfirmuar se kur do të negociohet për të kontratën e re të selektorit Bernard Challandes.

Tekniku zviceran ishte emëruar në postin e përzgjedhësit të Kombëtares duke e pasuar kështu Albert Bunjakin, më 2 mars të 2018-ës.

Në media së fundmi është raportuar se kontrata e përzgjedhësit të Kosovës ka skaduar më 2 mars të këtij viti.

Në një prononcim Insportin, menaxheri Bajram Shala zbuloi se e vërteta nuk qëndron kështu.

Selektori Challandes dhe menaxheri Bajram Shala

“Kontrata aktuale e tij është deri pas Kampionatit Evropian”, pohoi Shala.

Ai shtoi se do të negociohet për kontratën e re të Challandesit, pa marrë parasysh rezultatet e kombëtares në ndeshjet e play-offit që zhvillohen në mars.

“Kurse, ndërkohë do të negociohet për kontratën e tij të re, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e muajit mars”, tha Shala.

Kujtojmë se pas emërimit të Challandesit, Kosova pati ecuri të jashtëzakonshme të 15 ndeshjeve pa humbje.

Ndërkaq, në Ligën e Kombeve të edicionit të kaluar, Kosova përfundoi si fituese në grupin 3 të Ligës D, me numër rekord të golave në këtë kompeticion (15), duke i lënë prapa kombëtare të mëdha si Franca, Gjermania, Anglia e Spanja.

Kosova ndeshjen e radhës do ta ketë më 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-offit’ të Euro 2020, ndaj Maqedonisë së Veriut. Në rast fitoreje, do të luajë me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë në finale më 31 mars, për një vend në Evropian.