Mënyrat se si mund të infektoheni me linë e majmunit dhe simptomat e para

08:08 / 30 Maj 2022

U Kopjua

Lija e majmunëve është shfaqur në Evropë dhe Amerikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për masa të ndryshme për shkak të përhapjes së pazakontë të tyre, por nuk sheh arsye për alarm.

Lija është një sëmundje e rrallë e shkaktuar nga një virus. Ato i përkasin kategorisë së viruseve si dhe lisë, megjithëse lija e majmunëve shkakton forma më të lehta të sëmundjes. Është një zoonozë virale, që do të thotë se transmetohet te njeriu nga kafshët dhe më pas nga njeriu te njeriu.

Si mund të infektoheni?

Lija perhapet  nga kontakti i ngushtë. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kjo do të thotë se mund të transmetohet përmes lëkurës së dëmtuar, rrugëve të frymëmarrjes ose mukozave, si sytë, hundën ose gojën. Mënyrat më të zakonshme të infektimit të lisë së majmunit janë:

– përmes pikave të mëdha të frymëmarrjes

“Pikat e transmetuara nga trakti respirator kërkojnë kontakt të zgjatur ballë për ballë,” tha CDC.

– kontakt i drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit ose lezione

– kontakt me veshje të kontaminuara ose shtrat

CDC paralajmëroi se megjithëse çdokush mund të sëmuret nga lija e majmunit, sëmundja po përhapet globalisht midis homoseksualëve dhe meshkujve biseksualë. Por lija nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

“Çdokush mund të transmetojë linë e majmunit nga kontakti me lëngjet e trupit, plagët ose pikat e frymëmarrjes kur është afër dikujt,” tha Dr. John Brooks, shefi mjekësor i Departamentit të Parandalimit të HIV / AIDS të CDC.

Simptomat e lisë së majmunit

Njerëzit me lisë majmuni mund të kenë ethe ose ënjtje të nyjeve limfatike. Dhimbja e kokës, rraskapitja dhe dhimbjet e muskujve janë simptoma të zakonshme.

Një nga shenjat karakteristike të infeksionit është një skuqje në fytyrë ose trup që shndërrohet në gunga të fryra që bëhen flluska.

Sëmundja mund të zgjasë dy deri në katër javë dhe shumica e njerëzve shërohen pa trajtim. 

Periudha e inkubacionit mund të zgjasë shtatë deri në 14 ditë, sipas CDC.

Një person me lisë majmuni mund të jetë ngjitës nga një ditë para shfaqjes së skuqjes deri në 21 ditë pas fillimit të simptomave.