In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Merkel: Në mars mund të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

me 27 Janar 2020 ora 14:25

U Kopjua

PRISHTINË | 27 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se dëshiron që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Ajo në takimin që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të punojë fort që në mars të arrihen rezultate konkrete për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Klan Kosova.

“Në do të flasim për marrëdhëniet dypalëshe [Shqipëri-Gjermani] – për marrëdhëniet ekonomike. Dëshiroj të them se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Kjo reformë ka një rëndësi qendrore për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës europiane të Shqipërisë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE-në dhe që para se gjithash në Këshill në mars të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë treguar arritje të mëdha, edhe në këshillin e fundit ne folëm për këtë dhe shpresojmë që në mars të marrim rezultatet që dëshirojmë”.

“Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare të BE-së. Meqenëse Komisioni i ri Europian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për ta çuar përpara këtë proces”.