In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mesazhi i fortë nga Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan

me 25 Shkurt 2020 ora 19:22

U Kopjua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

E një mesazh të fuqishëm se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan e ka dhënë ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial  të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan.

“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe atë në Beograd./GazetaExpress/

Ambassador Yuri Kim@USAmbAlbania

In Washington coordinating ways to strengthen Friends & Allies, use US power to achieve solutions in Balkans. @RichardGrenell @EURPressOffice @USEmbPristina @usambserbia

View image on Twitter